Lufti Haziri nesër do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmi u kumtua nga dega e LDK-së në Gjilan, ku u tha se nesër Haziri do të mbajë një konferencë për media.
“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror. Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK-së në Gjilan”, thuhet në njoftimin për media.
Më 14 mars do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku kryetari aktual, Isa Mustafa do ta paraqesë dorëheqjen e tij. Dje Lumir Abdixhiku ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, e ditë më parë edhe Anton Quni ka konfirmuar kandidaturën për postin e të parit të LDK-së./UBTNews