UBT News

Lufthansa pezullon fluturimet për dhe nga Teherani

Linja ajrore gjermane Lufthansa ka pezulluar fluturimet drejt dhe nga kryeqyteti iranian i Teheranit “për shkak të situatës aktuale në Lindjen e Mesme”, raportoi Reuters të mërkurën, duke cituar një zëdhënës të Lufthansa-s. Sipas tij, vendimi mund të zgjasë deri të enjten.

“Ne jemi vazhdimisht duke monitoruar situatën në Lindjen e Mesme dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet. Siguria e mysafirëve tanë dhe anëtarëve të ekuipazhit është prioriteti kryesor i kompanisë Lufthansa”, tha zëdhënësi./UBTNews/

Exit mobile version