Kompania ajrore Lufthansa tha se po planifikon t’i anulojë 33 mijë fluturime për shkak të kufizimeve të reja të koronavirusit, pasi autoritetet shëndetësore regjistruan viktimën e parë nga varianti Omicron të enjten.
Themeluesi Carsten Spohr shtoi se linja ajrore do të kishte shkurtuar edhe më shumë fluturime gjatë muajit janar, por disa prej tyre duhet të realizohen.
“Ne duhet t’i realizojmë 18 mijë fluturime”, deklaroi mes tjerash ai.
Spohr vuri në dukje se linja ajrore është ndikuar shumë nga mungesa e pasagjerëve nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe Belgjika, të cilat janë goditur keq nga pandemia./UBTNews