UBT News

Luftë dhe sanksione, Kina përfshihet në konfliktin Rusi-Perëndim

Kina është përfshirë në konfliktin mes Rusisë dhe Perëndimit, duke kritikuar sanksionet e vendosura nga SHBA-ja, BE-ja e Britania ndaj Moskës, pasi Vladimir Putin njohu pavarësinë e Donbaskut dhe urdhëroi vendosjen e trupave në atë rajon të Ukrainës.

Pekini i quan sanksionet e Perëndimit si një masë që kurrë nuk do të shërbente për të zgjidhur konfliktin.

Teksa u pyet nëse edhe Kina do të ndërmerrte të njëjtat hapa ndaj Rusisë si Perëndimi, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, u shpreh: “Ne besojmë se sanksionet nuk janë asnjëherë mënyra e duhur për të zgjidhur konfliktet. Kina kundërshton gjithmonë sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme”, tha Chunying duke theksuar se të dyja palët duhet ta kërkojnë zgjidhjen përmes dialogut.

Exit mobile version