Luftanija ruse që u sulmua gjatë një operacioni ushtarak në Ukrainë të mërkurën, u fundos në Detin e Zi, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Ministria ka thënë se anija është fundosur derisa ka qenë duke u tërhequr në port për t’i ikur një stuhie. Sipas ministrisë, luftanija ruse është dëmtuar rëndë si pasojë e zjarrit, derisa zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat e tyre kanë goditur anijen me raketa.
Zjarri shkaktoi shpërthimin e municionit të anijes luftarake, thotë Rusia, duke shtuar se i gjithë ekuipazhi u evakuua më vonë në anijet tjera ruse në Detin e Zi.
Anija prej 12 mijë e 490 tonësh është luftanija më e madhe ruse që është fundosur në aksion që nga Lufta e Dytë Botërore./UBTNews/