Lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë është duke rrezikuar sigurinë ushqimore në vendet me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, tha një ekspert.
Eren Günhan Ulusoy, kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Mullishëve Operatorë (IAOM) Euroazia, tha se disa vende në Afrikë po kërkojnë ndihmë pasi nuk mund të gjejnë burime të mjaftueshme për importin e grurit.
Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar rritje të konsiderueshme në çmimet e mallrave, veçanërisht për ushqimet si gruri, misri dhe farat e lulediellit.
Çmimi i grurit ishte rreth 350 dollarë për ton para luftës, tha ai. Ai u ngjit në 400 dollarë në fillim dhe më pas arriti në 500 dollarë, duke tejkaluar çmimin më të lartë të regjistruar në 2008, tha Ulusoy.
“Rritja e çmimeve të grurit prek të gjitha vendet importuese të grurit, pasi pothuajse çdo kontinent në botë ka një vend që nuk mund të prodhojë grurë për shkak të kushteve klimatike”, tha ai.
Përderisa vitin e kaluar ka pasur rënie të prodhimit të grurit në nivel global, këtë vit ka disa pritje pozitive nga ana e ofertës për shkak të prodhimit të fuqishëm, tha më tej ai./UBTNews/