Papa Françesku raportohet të ketë thënë se përdorimi i mercenarëve nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë çeçenët dhe sirianët, është “monstruoz” në një artikull në gazetën e përditshme italiane, La Stampa.
Sipas revistës, Papa sugjeron se lufta në Ukrainë ishte “ndoshta në një farë mënyre e provokuar ose jo e ndaluar”.
Ai i përshkruan trupat ruse si “të egër dhe mizorë”, duke shtuar se ukrainasit “po luftojnë për mbijetesë”./UBTNews/