UBT News

Lufta Rusi-Ukrainë ngriti çmimet e naftës në nivele të reja

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që çmimet e naftës të rriten të enjten, ndërsa frika për mungesë furnizimi po rritet.

Nafta e papërpunuar me standarde ndërkombëtare, Brent u tregtua deri në 117,01 dollarë për fuçi, një nivel më i lartë në nëntë vjet për një fitim 3,64%, ndërsa më herët ishte 112,90 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 114,50 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë për një rritje prej 3,53% pasi seanca e mëparshme u mbyll me 110,60 dollarë për fuçi.

Në një javë që kur Rusia njoftoi për herë të parë një operacion ushtarak në Ukrainën lindore, Brent u rrit në 117 dollarë, duke shënuar një rritje prej 19.3% nga rreth 98 dollarë për fuçi më 24 shkurt.

Rritja e çmimit të naftës është nxitur nga sanksionet e reja të vendosura nga vendet perëndimore kundër Rusisë, si dhe kundërsanksioneve të mundshme nga Rusia, duke rritur shqetësimet për ndërprerjet e furnizimit.

Disa kompani perëndimore të energjisë kanë tërhequr përfshirjen në projektet ruse të naftës dhe gazit që nga fillimi i luftës.

ExxonMobil, bp, Shell dhe Equinor njoftuan planet e tyre të daljes nga sipërmarrjet dhe projektet e përbashkëta në Rusi dhe TotalEnergies gjithashtu ranë dakord të mos investojnë më në projekte të reja në vend.

Inventarët ranë me 2.6 milionë fuçi në 413.4 milionë fuçi krahasuar me pritjet e tregut për një rritje prej 2.8 milionë fuçi. Ndërkohë, 23 anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj duke përfshirë Rusinë, të njohur si OPEC+, ranë dakord t’i përmbahen planit aktual të rritjes së prodhimit me 400,000 fuçi në ditë (bpd) deri në prill.

Grupi OPEC+ argumentoi se ka furnizim të mjaftueshëm në treg për t’iu përgjigjur kërkesës, megjithëse vendimi bëri pak për të frenuar çmimet, me naftën që arriti në 113.93 dollarë për fuçi deri në fund të takimit.

Që nga korriku i vitit të kaluar, vendet kryesore prodhuese e kanë rritur prodhimin në mënyrë të vazhdueshme me 400,000 fuçi në ditë./UBTNews/

Exit mobile version