Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e Shërbimit të Sigurisë (SBU) dhe prokuroren e përgjithshme, pas raportimeve për tradhti nga këto dy organizata të fuqishme. Sipas Zelenskyt, mbi 60 ish-punonjës po punonin kundër interesave të Ukrainës në territoret e pushtuara nga Rusia.
Përmes dekreteve të nënshkruara më 17 korrik është shkarkuar prokurorja e Përgjithshme, Iryna Venediktova, dhe Ivan Bakanov, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, që njihet me shkurtesën SBU.
Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, shtoi ai. Zyrtarët e shkarkaur, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova nuk e komentuan rastin.
Në një fjalim të dielën mbrëma, Zelensky tha: “Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit… shtrojnë pyetje shumë serioze për krerët përkatës [të dy organizatave]”./UBTNews/