UBT News

Lufta në Ukrainë, Zelensky i bën thirrje Vatikanit të ndërmjetësojë

Ukrainian President Volodymyr Zelensky attends a joint press conference with his counterparts from Lithuania and Poland following their talks in Kyiv on February 23, 2022. (Photo by SERGEI SUPINSKY / AFP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur me Papa Françeskun dhe i sugjeroi se Vatikani mund të luajë rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës së nisur nga Rusia.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se i ka treguar Papës për “situatën e vështirë humanitare” dhe lidhur me atë se si janë duke u bllokuar korridoret nga trupat ruse.

Zelensky shtoi: “Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë [juridiksionit të Papës] për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore do të vlerësohej”.

Zelensky tha të hënën se Jerusalemi mund të jetë potencialisht lokacioni ku do të mbahen bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Moskës./UBTNews/

Exit mobile version