UBT News

Lufta në Ukrainë: Vendet që po e ndihmojnë Rusinë do të paguajnë çmim të lartë, paralajmëron G7

G7-ja paralajmëroi shtetet që të mos ta ndihmojnë Rusinë lidhur me luftën në Ukrainë. Ky paralajmërim u bë të martën, pas një takimi disaditor.

Në një takim në alpet japoneze, ministrat e jashtëm të vendeve të industrializuara premtuan se do t’i detyrojnë ato shtete që ofrojnë ndihmë për Moskën të paguajnë një “çmim të lartë”.

Qëndrimet lidhur me luftën në Ukrainë ndryshojnë në shtete rreth botës, ku politikëbërësit në shumë kryeqytete duan të ruajnë lidhjet tregtare me Moskën.

Paralajmërimi i G7-ës erdhi pak pas deklaratës së ministrit të mbrojtjes së Kinës, i cili përshëndeti “epokën e re” në marrëdhëniet me Rusinë, duke premtuar se do ta thellojnë bashkëpunimin politik dhe në sferën e sigurisë.

Ky grup u zotua të “intensifikojë” sanksionet kundër Rusisë dhe të dyfishojë përpjekjet për të parandaluar vendet e treta që t’i rrethojnë ato./UBTNews/

Exit mobile version