UBT News

Lufta në Ukrainë: Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesion global

Kreu i Bankës Botërore ka paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës mund të shkaktojë një recesion global, pasi çmimi i ushqimit, energjisë dhe plehrave do të rritet.

David Malpass tha në një ngjarje biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën se është e vështirë “të shihet se si e shmangim një recesion”. Ai gjithashtu sot se një sërë bllokimesh të koronavirusit në Kinë po shtojnë shqetësimet për ngadalësim. Komentet e tij janë paralajmërimi i fundit mbi rrezikun në rritje që ekonomia botërore mund të tkurret.

“Teksa shikojmë bruto-prodhimin e brendshëm (GDP)… është e vështirë të shohim shmangie të recesionit”, ka thënë Malpass, pa dhënë detaje tjera.

“Vetëm ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë, mjafton për të nxitur recesionin”, ka shtuar ai.

GDP ose Produkti i Brendshëm Bruto, është një masë e rritjes ekonomike. Është një nga mënyrat më të rëndësishme për të matur se sa mirë apo keq është duke performuar një ekonomi dhe vëzhgohet nga afër prej ekonomistëve dhe bankave qendrore./UBTNews/

Exit mobile version