Qëkur filloi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, së paku 17 fëmijë janë vrarë dhe mbi 155 janë plagosur, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Sipas njoftimit, shumica e viktimave janë raportuar në ose rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev (58), dhe qytetin verilindor të Kharkiv (40). Në Kharkiv, një tank rus thuhet se goditi një makinë që i përkiste një familjeje që udhëtonte me dy fëmijë. Ndërsa në qytetin e rrethuar të Mariupolit, autobusët e evakuimit që transportonin fëmijë u goditën nga granatimet ruse.
Nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm bëhet e ditur se janë regjistruar 845 raste ku shkollat dhe objektet tjera edukativo-arsimore janë sulmuar, e 72 prej tyre janë “shkatërruar plotësisht”./UBTNews/