UBT News

Lufta në Ukrainë: Putin e paralajmëron Finlandën se anëtarësimi në NATO do të ishte “gabim”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar homologun e tij finlandez se anëtarësimi i Finlandës në NATO dhe statusi i saj neutral do të ishte “gabim”. Ai i tha presidentit Sauli Niinistö se kjo nuk përbën kërcënim për sigurinë e Finlandës.

Kjo deklaratë erdhi gjatë një bisede telefonike me presidentin finlandez, para kërkesës zyrtare të cilën Finlanda pritet ta shpallë shumë shpejt.

Suedia gjithashtu ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’u bashkuar me aleancën perëndimore, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Finlanda ndan një kufi prej 1 mijë e 300 km me Rusinë. Deri më tani, ajo ka qëndruar jashtë NATO-s për të shmangur antagonizimin e fqinjit të saj lindor.

Putin nuk tha se ky është kërcënim specifik për hakmarrje lidhur me lëvizjen e Finlandës, por Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të ketë hakmarrje. Megjithatë, vendimi i Rusisë për të pezulluar furnizimin me energji elektrike në Finlandë po shihet si shenjë e hershme./UBTNews/

Exit mobile version