Para se të shpërthente lufta me Rusinë në shkurt të vitit 2022, qyteti i Avdiivkas kishte një popullsi prej rreth 32,000 banorësh.
Është rreth 55 milje në jug të qytetit të rrethuar të Bakhmut – i cili ka qenë fokusi i Rusisë në rajonin e Donetsk për muaj të tërë dhe ndodhet tre milje në veri të qytetit të Donetsk.
Mendohet se rreth 3,000 njerëz mbeten në Avdiivka, e cila është përballur me bombardime të pamëshirshme nga trupat ruse në javët e fundit. Kjo e detyroi Ukrainën që dje të mbyllte zonën për civilët.
Ai u përshkrua si një tokë “post-apokaliptike”, ndërsa disa druajnë se qyteti së shpejti mund të bëhet një “Bakhmut i dytë”.
Qyteti i Bakhmut është shkatërruar nga mercenarët e grupit Wagner për muaj të tërë. Por qyteti i Avdiivkas ka qenë në vijën e parë të luftës ruso-ukrainase që nga viti 2015.
Në vitin 2017, një betejë shpërtheu në zonën midis luftëtarëve pro-rusë në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut dhe mbrojtësve ukrainas.
Kjo zgjati për gjashtë ditë dhe rezultoi në një armëpushim, por zona nuk ishte kthyer në një gjendje paqësore, me luftime të nivelit të ulët që vazhduan me vite.
Sidoqoftë, një sulm i plotë erdhi me fillimin e luftës në shkurt 2022.
Zona ka vlerë strategjike thjesht për shkak të vendndodhjes së saj dhe vendosmërisë së Rusisë për të fituar kontrollin e të gjithë rajonit të Donbasit./UBTNews/