UBT News

Lufta në Ukrainë nuk u nxit vetëm nga ‘perandoria ruse’, thotë Papa

Lufta në Ukrainë është nxitur nga interesat e disa “perandorive” dhe jo vetëm të Rusisë, tha Papa Françesku.

Duke folur në një intervistë me televizionin italian zviceran RSI, 86-vjeçari tha se konflikti është nxitur nga “interesat perandorake, jo vetëm të perandorisë ruse, por të perandorive nga gjetkë”.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të biseduar me Vladimir Putin për të bërë thirrje për paqe.

Papa Françesku do të shënojë 10 vjetorin e zgjedhjes së tij më 13 mars./UBTNews/

Exit mobile version