Miliarderi rus, Oleg Tinkov ka reaguar ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, duke i bërë thirrje Perëndimit për “ta ndalur këtë masakër”.
Tinkov, i cili ishte në mesin e 65 individëve dhe subjekteve të sanksionuar nga Britania e Madhe më 24 mars për siç thonë ata mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës, reagoi kështu në një postim në Instagram të martën.
Manjati rus, i cili themeloi Tinkoff Bank në vitin 2006, shkroi se “90% e rusëve” e kundërshtuan konfliktin.
Në muajin mars, edhe firma ruse e naftës bëri thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Oligarkët sikurse Mikhail Fridman dhe Oleg Deripaska gjithashtu u shprehën kundër konfliktit./UBTNews/