Kanadaja do të vendosë sanksione të reja kundër lidershipit bjellorus si kundërpërgjigje ndaj përfshirjes së vendit në pushtimin rus të Ukrainës, sipas ministres së Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joy.
Ato do të jenë kufizime për 22 zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të Bjellorusisë, të cilët mbështetën sulmin ndaj Ukrainës, duke lejuar Bjellorusinë të shërbejë si “pikë nisjeje” për pushtimin rus, thuhet në një njoftim nga Global Affairs Canada.
“Bota është e tmerruar me dhunën e pakuptimtë që po ndodh në Ukrainë. Ashtu siç Kanadaja po vendos sanksione të ashpra ndaj regjimit rus, udhëheqja bjelloruse gjithashtu duhet të mbahet përgjegjëse për mundësimin dhe mbështetjen e sulmeve të paprovokuara të Vladimir Putinit”, tha Joy. “Kanadaja i lutet (presidentit bjellorus) Alexander Lukashenko që t’i japë fund mbështetjes së tij për pushtimin rus. Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të mëtejshme. Bota po shikon”, deklaroi ajo.
Sipas njoftimit, Kanadaja ka sanksionuar mbi 500 individë dhe subjekte nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia qysh prej pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt./UBTNews/