Irani planifikon të furnizojë Rusinë me qindra dronë potencialisht për luftën e tij në Ukrainë, disa me aftësi luftarake, ka thënë një zyrtar amerikan.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se informacionet që u morën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjerojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për përdorimin e dronëve. Sullvivan shtoi se ende nuk dihet nëse Irani i ka dorëzuar ato. Dronët kanë qenë pjesë përbërëse e luftës së vazhdueshme për Ukrainën dhe Rusinë.
Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje për donacione të mijëra dronëve për të ndihmuar në përpjekjet e saj të luftës. Sullivan shtoi se inteligjenca e marrë nga ShBA mbështet pikëpamjen se sulmi i Rusisë në Ukrainën lindore “po vjen me një kosto për ruajtjen e armëve të veta”. Ai gjithashtu vërejti se dronët iranianë janë përdorur më parë nga rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite./UBTNews/