UBT News

“Lufta në Ukrainë filloi shekuj më parë”

Ministri i ri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, shpjegoi se pse është i fokusuar drejt fitores në luftë ndaj Rusisë, duke thënë se Moska e pushtoi Krimenë shekuj më parë.

Në një postim në X, ai shkroi: “Për mua, kjo luftë nuk filloi në vitin 2022, dhe as në vitin 2014. Për familjen time dhe popullin e Krimesë, kjo luftë me Rusinë filloi shekuj më parë, kur Moska për herë të parë e pushtoi Krimenë. Kam lindur pasi familja ime ishte deportuar dhe si fëmijë kam përjetuar vështirësitë e shkaktuara nga kolonializmi rus, i cili u përpoq të bënte tatarët indigjenë të Krimesë të ndjeheshin sikur ishin të huaj në tokën e tyre”.

“Atëherë nuk patën sukses dhe nuk do të kenë as tash. Qëllimi ynë është të fitojmë luftën”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version