ufta në Ukrainë është “një katastrofë” për botën që do të ulë rritjen ekonomike globale, deklaroi sot për BBC presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
“Lufta në Ukrainë vjen në një kohë të keqe për botën, sepse inflacioni ishte tashmë në rritje”, shpjegoi Malpass, duke theksuar se ndikimi ekonomik i luftës shtrihet përtej kufijve të Ukrainës.
”Në veçanti, rritja e çmimeve globale të energjisë ka goditur më së shumti të varfrit, ashtu si edhe inflacioni”, theksoi Malpass.
“Gjithashtu, janë rritur çmimet e ushqimeve që është një problem shumë real”.