UBT News

Lufta në Ukrainë, Biden dhe udhëheqës të tjerë të Quad mbajnë takim virtual

Presidenti Joe Biden dhe kryeministrat e Indisë, Australisë dhe Japonisë, do të bisedojnë në një takim virtual të aleancës së Indo-Paqësorit të njohur si Quad, që vjen një javë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Arindam Bagchi, tha se liderët do të shkëmbejnë pikëpamje dhe vlerësime rreth zhvillimeve të rëndësishme në Indo-Paqësorin.

ShBA, Australia dhe Japonia mbështetën një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës dhe tërheqjen e të gjitha trupave ruse. India abstenoi nga votimi i së mërkurës.

Udhëheqësit e kombeve Quad, Biden, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministri australian, Scott Morrison dhe kryeministri japonez, Fumio Kishida po ndeshen gjithashtu me Kinën, të cilën vendet Quad e kanë akuzuar për shtrëngim ekonomik dhe manovra ushtarake shqetësuese./UBTNews/

Exit mobile version