Një refugjat ukrainas, 11-vjeçar, ka arritur i vetëm deri në Sllovaki nga qyteti i Zaporozhzhias, përcjell UBT News.
Nëna e djalit e dërgoi atë në udhëtimin 1000 kilometra të vetëm me tren për të gjetur të afërmit, pasi asaj iu desht të qëndronte në vend për t’u kujdesur për nënën e saj të sëmurë e cila nuk mund të lëvizte.
Sipas Ministrisë së Brendshme, djali i ri është nga Zaporizhzhia – vendi i centralit bërthamor të Ukrainës, i cili u kap nga forcat ruse javën e kaluar.
“Me një qese plastike, pasaportë dhe numër telefoni të shkruar në dorën e tij, ai erdhi krejtësisht i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë”, tha Ministria e Brendshme e Sllovakisë në një postim në Facebook.
Duke shpërndarë imazhe të tij duke u përshëndetur nga vullnetarët në kufi, postimi thoshte se vullnetarët u kujdesën për të duke u siguruar që ai të mbahej i ngrohtë dhe i siguruan ushqim dhe pije, madje edhe paketuan disa për të për udhëtimin e tij përpara.
Autoritetet sllovake shpërndanë një video tjetër të nënës së djalit duke shpjeguar pse ai duhej të udhëtonte vetëm. E identifikuar si Yulia Pisetskaya, ajo u shpreh, “Unë jam mirënjohës që keni shpëtuar jetën e fëmijës tim. Pranë qytetit tim është një termocentral bërthamor që rusët po qëllojnë. Nuk mund ta lija nënën time – ajo nuk mund të lëvizë vetë”, tha gruaja.
Autoritetet thirrën numrin në dorën e djalit dhe arritën të kontaktojnë me të afërmit e tij në Bratislavë, Sllovaki, të cilët më vonë e morën atë. Ministria, e cila postoi foto të fëmijës, tha se “e gjithë historia përfundoi mirë”./UBTNews/