Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve diskutuan të mërkurën rreth konfliktit në një video seancë dhe bënë thirrje për “veprime urgjente” për të zbutur situatën e përkeqësuar për civilët në Rripin e Gazës.
“Nevojiten veprime më urgjente për të trajtuar krizën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe për të minimizuar numrin e viktimave civile”, thanë liderët e G7-së në një deklaratë të përbashkët. “Ne mbështesim dhe inkurajojmë pauza të mëtejshme humanitare për ta mundësuar këtë”.
Ata gjithashtu i bënë thirrje Iranit që të përmbahet nga mbështetja e Hezbollahut në Liban ose militantëve Houthi në rajon, duke çuar në përhapjen e konfliktit. Udhëheqësit e G7-ës thanë se “aktorët rajonalë duhet të ndalojnë aktivitetet destabilizuese”.
Udhëheqësit e G7-ës e mirëpritën “pauzën e fundit” në konflikt, e cila përfundoi javën e kaluar, dhe thanë se “jemi thellësisht të shqetësuar që Hamasi refuzoi të lirojë të gjitha pengjet femra dhe që operacionet ushtarake kanë rifilluar”./UBTNews/