Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza do të zgjasë edhe për shumë muaj të tjerë, konfirmoi shefi i ushtrisë së Izraelit të martën.
Në një konferencë për media, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Herzi Halevi tha se ndërsa lufta po zhvillohet në një “zonë komplekse”, ajo “do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë dhe ne do të veprojmë në mënyra të ndryshme – në mënyrë që të arrijmë cakun me kalimin e kohës”.
“Nuk ka zgjidhje magjike apo rrugë të shkurtra në çmontimin e një organizate terroriste, përveç luftimeve të vazhdueshme dhe të vendosura, dhe ne jemi shumë, shumë të vendosur”, tha ai./UBTNews/