UBT News

“Lufta mund të jetë fillimi i fundit të Putinit”

Sulmi i ushtrisë ruse në Ukrainë “mund të jetë fillimi i fundit” të presidentit rus, Vladimir Putin, deklaroi Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Lizz Truss.

Duke folur për Sky News, Truss tha “ne po shohim rezistencë të fuqishme ukrainase” dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë dhe do ta mbështesë ekonomikisht.

Truss tha se besonte që Putin është “duke bërë gabim strategjik”, duke marrë parasysh dëmin që do të shkaktojnë sanksionet në ekonominë ruse.

Mirëpo ajo ka sugjeruar se lufta mund të vazhdojë “për disa vjet”, duke shtuar: Frikësohem se kjo nuk do të përfundojë shpejt”.

“Frikësohem se ky konflikt do të jetë shumë, shumë i përgjakshëm”, deklaroi ajo.

Kur u pyet për sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Rusisë, ka thënë se është përpiluar “një listë me oligarkë” dhe ka sugjeruar se do të ketë “një program të vazhdueshëm të sanksioneve”./UBTNews/

Exit mobile version