Rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Libanit mund të shkaktojë një luftë me “pasoja katastrofike” për të gjithë Lindjen e Mesme, ka paralajmëruar ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Pas takimit me zyrtarët izraelitë, ajo tha se situata është “shumë serioze” dhe se mund të dalë jashtë kontrollit.
“Me hedhjen e raketave rritet rreziku që situata të dalë jashtë kontrollit, rritet rreziku që një llogaritje e gabuar të shkaktojë një luftë të nxehtë. Prandaj përgjegjësit duhet të vetëpërmbahen dhe mbi të gjitha Hezbollahu duhet të ndalojë së qëlluari kundër Izraelit”, tha ajo./UBTNews/