Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i tha këshilltarit amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, se lufta kundër Hamasit në Gaza do të zgjasë “më shumë se disa muaj”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit.
“Hamasi është një organizatë terroriste që ndërtoi veten gjatë një dekade për të luftuar Izraelin, dhe ata ndërtuan infrastrukturë nën tokë dhe mbi tokë, dhe nuk është e lehtë t’i shkatërrosh. Do të kërkojë një periudhë kohore – do të zgjasë më shumë se disa muaj, por ne do të fitojmë dhe do t’i shkatërrojmë ata”, tha Gallant.
Gallant falënderoi gjithashtu Sullivanin për mbështetjen e SHBA-së për fushatën e Izraelit në Gaza, duke thënë: “Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndajnë interesa të përbashkëta, vlera të përbashkëta; dhe në këtë luftë, ne gjithashtu ndajmë qëllime të përbashkëta”./UBTNews/