Tetë muaj qëkur presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele njoftoi rreth luftës ndaj bandave, rreth 2% e popullsisë së rritur të vendit – ose afërsisht 100 mijë njerëz – janë prapa grilave.
Politika e Bukeles këtë vit, që u nxit nga vrasjet e përgjakshme nga bandat shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve në muajin mars. Kjo e shtyu El Salvadorin drejt gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas Tiziano Breda, një ekspert i Amerikës Qendrore në Grupin e Krizave, kjo politikë kundër bandave mano dura ose “grushti i hekurt” duket se po funksionon, dhe ritmet e rasteve të vdekjes po bien.
Aktualisht Bukele gëzon famën që shumë liderë mund ta ëndërrojnë – me një vlerësim prej 86% sipas një studimi që u realizua gjatë muajit tetor në 12 vende të Amerikës Latine nga CID Gallup, duke e bërë atë udhëheqësin më të famshëm në rajon, pavarësisht pretendimeve se ka shkelje të të drejtave të njeriut.
Por a është e qëndrueshme? Vëzhguesit rajonalë paralajmërojnë se popullariteti i politikës së Bukeles mund të nxisë vendet e rajonit që të imitojnë këtë politikë, dhe vendet tjera në Amerikën Latine tashmë po zbatojnë masa të ngjashme ekstra-ligjore për të trajtuar problemet me bandat.
Dhe sikurse Jonathan D.Rosen, një asistent profesor në Universitetin e qytetit të New Jerseyt, i cili ka qenë bashkëautor i disa librave rreth krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe sigurisë në Amerikë, thekson se historia ka treguar se politikat e mano dura gjejnë një mënyrë për të sulmuar.
El Salvador njihet për disa prej bandave më famëkeqe në botë, përfshirë Barrio 18 dhe MS-13. Kjo e fundit u shfaq në Los Angeles në vitet 1980 midis emigrantëve salvadoranë që ishin larguar nga atdheu i tyre mes një lufte të dhunshme civile të financuar pjesërisht nga Shtetet e Bashkuara. Në mesin e bandave janë të përfshirë emigrantë të tjerë të Amerikës Qendrore dhe në vitet 1990, shumë u deportuan në vendet e tyre të origjinës, duke shkaktuar shpërthimin e dhunës atje.
Para kësaj politike të Bukeles, rreth 70 mijë anëtarë aktivë të bandave në të gjithë vendin e bënë “praktikisht të pamundur për politikanët dhe zyrtarët shtetërorë që të shmangin përfshirjen në to nëse dëshirojnë, ndër të tjera, të kryejnë një fushatë zgjedhore ose të ofrojnë shërbime në lagjet e varfra”, thuhet në një raport të Grupit të Krizave.
Por grupet e të drejtave të njeriut kanë frikë se përpjekja për t’i çrrënjosur ato ka sjellë pasojat e veta, duke rezultuar në arrestimin e 58 mijë njerëzve mes periudhës mars-nëntor 2022, burgje të mbingarkuara dhe militarizimit të shoqërisë salvadoriane ndërsa forcat patrullojnë në rrugë./UBTNews/