Lufta Izrael-Hamas po nxit urrejtje në mesin e të rinjve në rajon si dhe rreth botës, tha laureti i çmimit Nobel, Kailash Satyarthi.
Efekti i luftës te të rinjtë është “mjaft i madh… mund të ngjallë rebelim, në sensin e hakmarrjes apo urrejtjes. Kjo urrejtje po rritet shkaku i saj. Prandaj kjo është arsyeja pse duhet të marrim masa”, deklaroi ai.
“Fëmijët kurrë s’kanë shkaktuar luftëra dhe konflikte të armatosura, por ata janë të detyruar të përballojnë koston më të lartë. Ata nuk janë përgjegjës për krimin. Por ata duhet të paguajnë çmimin për gjithë jetën e tyre”, deklaroi ai.
Satyarthi, i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 2014 për veprimtarinë e tij në mbrojtjen e fëmijëve rreth botës, ishte në mesin e mbi 100 laureatëve të Nobelit që publikoi një deklaratë muajin e kaluar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e fëmijëve që jetojnë në Izrael dhe Gaza.
“Fëmijët palestinezë janë fëmijët tanë. Fëmijët izraelitë janë fëmijët tanë. Nuk mund ta konsiderojmë veten të civilizuar nëse kjo është ajo që ne po e bëjmë”, thuhet në një deklaratë të tij./UBTNews/