UBT News

Lufta Izrael – Hamas, 41 gazetarë të vrarë në një muaj luftë

SDEROT, ISRAEL - OCTOBER 21: Members of the press wait on an overlook to report rocket attacks from Gaza, or Israeli bombardments on October 21, 2023 in Sderot, Israel. Today marks two weeks since the kibbutzim and communities around the Gaza border, as well as the Super Nova party a were attacked by Hamas militants. As Israel prepares to invade the Gaza Strip in its campaign to vanquish Hamas, the Palestinian militant group that launched a deadly attack in southern Israel on October 7th, worries are growing of a wider war with multiple fronts, including at the country's northern border with Lebanon. Countries have scrambled to evacuate their citizens from Israel, and Israel has begun relocating residents some communities on its northern border. Meanwhile, hundreds of thousands of residents of northern Gaza have fled to the southern part of the territory, following Israel's vow to launch a ground invasion. (Photo by Alexi J. Rosenfeld/Getty Images)

Ka shkuar në 41 numri i gazetarëve të vrarë si pasojë e luftës që po vazhdon që nga 7 tetori midis Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas.

Lajmi është konfirmuar nga Reporterët pa Kufij, të cilët njoftuan se janë vrarë “më shumë se një gazetar në ditë”, duke bërë thirrje për mbrojtje të shtypit.

Në një shënim, RSF saktësoi se “36 gazetarë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë”, duke kujtuar se “një nga viktimat e fundit është Mohammad Abou Hassira, i cili u vra së bashku me shumë anëtarë të familjes së tij, në një nga sulmet nisur në qytetin e Gazës natën mes 5 dhe 6 nëntorit”.

Për më tepër, mbi 50 zyra shtypi u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht nga sulmet izraelite, raportoi organizata. E fundit është selia e Agence France Presse, më 3 nëntor.

“Situata është urgjente, ne kërkojmë mbrojtjen e gazetarëve në Gazë dhe që gazetarët e huaj të mundë të hyjnë dhe të punojnë lirisht atje”, është apeli i drejtuar nga Jonathan Dagher, kreu i Zyrës së Reporterëve pa Kufij në Lindjen e Mesme.

Exit mobile version