Disa vende kanë hyrë në garën e armëve pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.
“Ne po shohim gjithashtu ndryshime rrënjësore në konceptet e sigurisë. Për shembull, edhe te shtetet që pesë deri në 10 vjet më parë i konsideronin shpenzimet e mbrojtjes si humbje dhe barrë për buxhetin e tyre”, tha ai, duke mos specifikuar se për cilat shtete e ka fjalën.
Sipas tij, Turqia është një nga vendet që “i kuptoi rreziqet shumë herët dhe filloi të investonte në potencialin e saj të mbrojtjes”./UBTNews/