Forcat Tigrayan kanë pranuar se trupat etiopiane kanë marrë kontrollin e qytetit strategjik të Shires.
Lajmi vjen ndërsa shqetësimet e diplomatëve rriten çdo ditë e më shumë për ndikimin civil të luftës civile 23-mujore. Humbja e qytetit Shire është mjaft e madhe.
Ky është përshkallëzimi i fundit në konfliktin me qeverinë etiopiane, trupat e së cilës po forcohen nga aleatët eritreanë.
Shire është një nga qytetet më të mëdha të Tigray me rreth 100 mijë banorë – dhe është një objektiv kryesor për shkak të lidhjeve ajrore dhe rrugore./UBTNews/