UBT News

Luca Parmitano, hyn në histori si evropiani i parë në ekuipazhin ‘Artemis’ të NASA-s

Astronauti italian i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), Luca Parmitano, do të jetë evropiani i parë që merr pjesë në programin hënor “Artemis” të NASA-s, ka njoftuar administratori i agjencisë amerikane të hapësirës, Jared Isaacman.

Parmitano, 49 vjeç, do të jetë një nga katër astronautët e misionit “Artemis III”, i cili pritet të nisë në vitin 2027.

Megjithatë, ndryshe nga planet fillestare, misioni nuk pritet të shkojë drejt Hënës, por do të zhvillohet vetëm në orbitën e Tokës për kryerjen e testeve.

Sipas Isaacman, ekuipazhi do të përfshijë gjithashtu astronautët amerikanë Andre Douglas, Frank Rubio dhe Randy Bresnik, ndërsa Bob Hines do të jetë në gatishmëri si rezervë në rast emergjence.

Në vend të uljes në sipërfaqen hënore, misioni “Artemis III” do të fokusohet në testimin e lidhjes (docking) të anijes kozmike “Orion” me sistemet e uljes hënore.

Përmes këtij programi, NASA synon të vendosë një prani të përhershme njerëzore në Hënë, si hap drejt misioneve të ardhshme në hapësirën e thellë/A.K/

Exit mobile version