Eksperti Luan Matoshi ka realizuar një ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit Sisteme të Informacionit në UBT, ku ka prezantuar rreth softuerit “STOM”.
Në kuadër të lëndës “Kontabiliteti Financiar dhe Menaxhimi”, të udhëhequr nga profesoresha Fidane Spahija – Gjikolli, studentët patën mundësi të marrin më shumë informacione rreth përdorimit të këtij softueri.
Përveç prezantimit të anës teknike dhe funksionale të ERP-së (softuer për menaxhim të bizneseve), në fund të takimit, studentëve pjesëmarrës iu ofrua mundësia e abonimit falas në platformën e kontabilitetit që përfshinë edhe pjesën praktike të softuerit “STOM”.