Dy persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Los Angelos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Park ku po mbahej një ekspozitë e makinave. Sipas raportimeve, disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Peck Park ndodhet rreth 32 kilometra në jug të qendrës së Los Angelos-it në California, shkruan CNN. Ky nuk është rasti i vetëm i të shtënave që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kohëve të fundit ka pasur disa raste të të shtënave me armë zjarri, si në Highland Park , Illinois, Uvalde , Teksas dhe Buffalo , New York, e ku ka pasur edhe viktima. Këto raste kanë nxitur një debat të ashpër në SHBA dhe nevojën për legjislacion të ri për kontrollin e armëve.