Me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ ku u ndal në luftën e dytë, xhudistja Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës së saj në këtë sport.
Këtë së pari e la të nënkuptohet trajneri Dirton Kuka i cili në reagimin e tij në ‘Facebook’ shkroi: : “Lori, të uroj suksese në rrugëtimin tënd të ri”.
Por, tashmë fundi i karrierës së saj është konfirmuar edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare.
Loriana kishte një rrugëtim të suksesshëm në xhudo gjatë karrierës së saj. Ajo ka fituar medalje evropiane, botërore, ishte medaliste e Lojërave Evropiane, dy herë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike, si dhe ishte edhe medaliste e Lojërave Mesdhetare./UBTNews/