UBT News

Londra regjistron rastin e parë të lisë së majmunit

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka konfirmuar rastin e parë variantit të virusit mpox, në Londër.

Bëhet e ditur se personi i prekur nga Lija e majmunit kishte qenë me pushime në Afrikë, ndërsa tani ai po trajtohet në Spitalin Royal Free.

Fillimisht, ai kishte pasur simptoma të ngjashme me gripin dhe më pas skuqje lëkure e cila i ishte përkeqësuar ditëve në vijim.

Më pak se 10 kontakte të drejtpërdrejta po gjurmohen pas regjistrimit të rastit.

Por, profesoresha Susan Hopkins, këshilltare kryesore mjekësore në UKHSA, tha se “rreziku për popullatën e Mbretërisë së Bashkuar mbetet i ulët”.

Është falë mbikëqyrjes sonë që ne kemi mundur ta zbulojmë këtë virus”, tha Hopkins.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Clade 1b zbulohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç raportohet, të paktën 1000 vdekje nga virusi janë regjistruar në të gjithë Afrikën, gjë që bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shpallte përhapjen në rritje të sëmundjes një emergjencë shëndetësore globale për herë të dytë në dy vjet.

Exit mobile version