Qeveria britanike po kërkon një shpjegim urgjent të Parisit zyrtar pasi Franca i ndaloi shtetasit britanikë të kalonin përmes territorit të saj me rrugë tokësore drejt anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian.
Të gjitha udhëtimet, përveç atyre të pashmangshme, janë ndaluar nga Britania në Francë që nga 18 dhjetori, me disa përjashtime, për të ndaluar përhapjen e variantit omicron të koronavirusit.
Ministria e Jashtme Britanike ka përditësuar këshillat e saj për udhëtarët në Francë: “Qeveria franceze ka treguar se shtetasit britanikë që udhëtojnë nga Britania dhe që nuk banojnë në Francë nuk do të lejohen të kalojnë transit nëpër atë vend nëse nuk udhëtojnë me avion”.
“Ne po kërkojmë urgjentisht sqarime të mëtejshme nga qeveria franceze dhe ndërkohë po këshillojmë qytetarët britanikë që kthehen në vendet e tjera evropiane nëpërmjet Francës që të konsultohen me transportuesin e tyre përpara se të udhëtojnë”, tha zyra.
Vendimi francez do të prekë ata që kanë vendosur të kthehen në shtëpitë e tyre në BE me rrugë tokësore, pasi kanë kaluar festat e Krishtlindjeve me familjen dhe miqtë në Britani.