Festa e madhe e Vitit të Ri në Londër do të anulohet, kështu deklaroi kryebashkiaku i kryeqytetit britanik, për shkak të shqetësimeve për një rritje të rasteve të virusit të shkaktuar nga varianti Omicron.
Sadiq Khan tha se infeksionet ishin në nivele rekord në qytet dhe ai duhej të bënte gjithçka që ishte e mundur për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri.
“Kjo do të jetë shumë zhgënjyese për shumë londinez, por ne duhet të ndërmarrim hapat e duhur për të reduktuar përhapjen e virusit”.
Autoritetet e qytetit thanë se do të kishte një “transmetim të drejtpërdrejtë spektakolar” në BBC në vend të kësaj feste të anuluar.
Parisi gjithashtu ka njoftuar tashmë se shfaqja e tij vjetore e fishekzjarreve dhe ngjarjet e tjera do të anulohen. Ndërsa Gjermania pritet të ndjekë shembullin, pas mbylljes së klubeve të natës dhe kufizimin e numrit të personave në festa private./UBTNews/