Lola Young ka qetësuar fansat e saj pas një rënieje në skenë gjatë një performancë në Festivalin All Things Go në New York disa ditë më parë.
Ajo konfirmoi se ndihet mirë tani dhe falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre.
Incidenti ndodhi kur, gjatë performancës, i ra mikrofoni dhe Young ra prapa, duke shkaktuar shqetësim tek publiku dhe artistët e tjerë të pranishëm, raporton BBC.
Videot e shpërndara tregojnë momentin kur këngëtarja dukej pak e shqetësuar para se të binte.
Gjatë setit të saj, këngëtarja 24-vjeçare i kishte treguar turmës se kishte kaluar disa ditë të vështira për shkak të një “çështjeje të ndjeshme”, duke shtuar: “Ndonjëherë jeta të hedh limonë, por duhet të bësh limonadë”.
Reperja Doechii, e cila performoi pas Young, e përshkroi këngëtaren si një artiste jashtëzakonisht të talentuar dhe inkurajoi publikun të bërtiste “të duam Lola” për të shprehur mbështetjen.
Lola Young, ish-studente e Brit School for Performing Arts and Technology, u bë e njohur me këngën “Messy” në vitin 2024, e cila arriti vendin e parë në disa vende dhe rriti profilin e saj ndërkombëtar, duke e bërë atë një nga artistet britanike më të reja me këngë kryesuese.
Pas incidentit, asnjë nga shfaqjet e tjera nuk është anuluar, dhe Lola pritet të vazhdojë turneun dhe performancat e saj. /A.Z/UBT News/