UBT News

Loja Super Mario 64 shitet në ankand më shumë se 1.5 milion dollarë

Një kopje e videolojës Super Mario 64 është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion dollarë, duke shënuar rekord.

Nga shtëpia e ankandit thanë se ishin më pak se pesë kopje në këso gjendje. Kjo shitje shënoi tjetër rekord, duke thyer rekordin e Legend of Zelda, e cila ditë më parë u shit 870 mijë dollarë, duke u bërë kështu loja më e shtrenjtë në botë.

Super Mario 64 u vlerësua nga firma e videolojërave Wata me një vlerësim 9.8 A ++ – që do të thotë se është edhe në gjendje gati të përsosur dhe vula e saj është e paprekur dhe “si e re”.

Kjo ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe shihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e videolojërave./UBTNews

Exit mobile version