Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka thënë sot se organizata terroriste serbe “Severna Brigada” është me seli në Beograd, duke vënë në pah se e njëjta po bënë “lojë” me lokacionin. Kjo duke aluduar në postimin e fundit të kësaj organizate, e cila qëllimshëm ka zgjedhur të paraqitet gjoja po poston në Facebook nga Graçanica.
Musliu ka shkruar në Facebook se “kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, lëshojë komunikata të rrejshme për shpërqendrim vëmendjeje”.
“Në kuadër të luftës hibride serbe ndaj Kosovës janë edhe kërcënimet që po i drejtojnë strukturat terroriste. Sapo u publikua një lajm se, organizata terroriste ‘Severna Brigada’ e ka bërë, duke u mundur t’ia zhvendos vëmendjen institucioneve të Kosovës. ‘Loja me lokacionin’ e postimit të armëve, gjoja se nga Graçanica. Kur organizatat frikësohen për zbulimin e lokacionit të tyre, ato lëshojnë komunikata të rrejshme për shpërqendrim vëmendjeje”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se selia e kësaj organizate është në Beograd, te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Të gjithë e dijmë se postimet në rrjete sociale, mund ta vendosin lokacionin ku të duan. Ekziston kjo mundësi teknike. Të gjithë e dimë se selia e kësaj organizate terroriste është në Beograd – te Vuçiqi. Kurse, ‘zyrat’ e tyre të para janë në Kopaonik – te Radoiçiqi”, vijoi ai.