Logo e BBC-së kushtoi 1.8 miliard. Dhe nuk është vetëm një rrezik financiar meqë marka mund të humbasë identitetin e saj nëse logoja nuk është realizuar mirë. Për fat të mirë, disa kompani që i njohim shfrytëzuan shansin dhe me kalimin e kohës i dhanë logove të tyre një pamje më moderne.
1. Twitter
Logoja ikonike e shpendëve në Twitter siç e dini pati debutimin e saj në vitin 2012 pas një sërë ridizajnimesh. “Larry the Bird”, siç quhet me dashuri, u krijua nga një stilist grafik britanik, Simon Oxley.
2. Apple
Logoja e parë e Apple, që paraqiste fizikantin Isak Njuton, ishte jetëshkurtër. Dizajni nga Ron Wayne u zëvendësua me “mollën” që ne e njohim sot vetëm një vit pas shfaqjes së tij të parë. “Molla” kishte disa ndryshime ngjyrash para se të vendosej përfundimisht e zeza.
3. Canon
Logoja origjinale e Canon, nga viti 1934, përshkruan një Bodhisattva Kwanon dhe një drejtshkrim të ndryshëm të emrit të markës. “Kwanon” ishte emri i prototipit për kamerën e parë japoneze 35 mm. Në vitin 1956, kompania u vendos për logon e saj aktuale të kuqe.
4. Amazon
Kompania e themeluar nga Jeff Bezos thjeshtoi logon e saj me çdo ndryshim që u bë. Në debutimin e tij, domeni i faqes së internetit u shfaq së bashku me një trekëndësh me një shteg të përcaktuar, i lexuar lehtësisht si një “A” e madhe. Në vitin 2000, “.com” u hoq dhe një shigjetë që shkon nga “A” në “Z” identifikoi qartë linjën e biznesit të markës.
5. Nintendo
Nga viti 1889 deri në vitin 1950, logoja e Nintendos ishte shkruar në gjuhën e vendlindjes së kompanisë, në gjuhën japoneze. Kurse në vitin 2016 u ndryshua logoja dhe ajo vlen edhe sot.
6. Ford
Që nga logoja e parë, e cila debutoi në vitin 1903, kompania e prodhimit të veturave Ford ndryshoi dhjetë logo, para se ta merrte këtë logo që ka tani në ngjyrë të kaltër.
7. Burger King
Zinxhiri shumëkombësh amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë filloi si “Insta-Burger King” në vitin 1953, me një logo të pangjyrë të diellit që lind. Kur iu ndryshua emri në”Burger King”, kompania ka zgjedhur modele më të gjalla. Versioni aktual i logos së markës është përdorur që nga 21 dhjetori i vitit 2020.
8. Adidas
Dizajni i Adidas me 3 shirita erdhi pasi kompania e bleu atë nga një markë finlandeze e këpucëve atletike, Karhu Sports, e cila e kishte përdorur atë në produktet e tyre gjatë Olimpiadës Verore të vitit 1952. Vite më vonë, në vitin 1990, kompania e krijuar nga Adolf Dassler, e prezantoi logon me 3 shirita të krijuar nga drejtori kreativ, Peter Moore.
9. Ikea
IKEA prej kohësh ka zëvendësuar ngjyrat e logos nga e kuqja dhe e bardha në të verdhë dhe blu, duke iu përshtatur me ngjyrat e flamurit suedez, vendi i origjinës së shitësit më të madh të mobiljeve në botë.
10. McDonald’s
Një nga logot më të njohura në botë, “harqet e arta” të McDonald’s iu shtuan logos së Mc Donald’s në vitin 1962. Ato janë një kontrast i madh me logon bardhë e zi të kompanisë që bëri debutimin e saj në vitin 1940.
11. Pepsi
Pija që njihet si “Pepsi” fillimisht u quajt “Brad’s Drink” dhe më vonë u emërua “Pepsi Cola” në vitin 1898. Po atë viti u shfaq edhe logoja me të kuqe, e cila mbijetoi deri në vitin 1905. Në vitin 1961 emri iu ndryshua në “Pepsi”, dhe kjo është logoja që ekziston aktualisht.
12. Adobe Inc.
Logoja aktuale e Adobe Inc. ekziston që nga maji i vitit 2020. Shkronja “A” u dizajnua nga Marva Warnock, një dizajnere grafike, që është e martuar me një nga themeluesit e kompanisë, John Warnock.
13. Lay’s
Logoja e Lay’s që iu prezantua botës në vitin 1940, ndryshoi nga një kazan i kuq në një fjongo moderne të kuqe rreth një dielli të verdhë.
14. Microsoft
Logoja e parë e Microsoft zgjati për 5 vjet, nga viti 1975 deri në vitin 1980. Versioni i tij i pestë dhe i tanishëm, i lindur në vitin 2012, prezantoi katër ngjyra, të cilat përfaqësojnë katër produktet kryesore të kompanisë: Windows (blu), Office (e kuqe), Excel (jeshile), dhe Bing (e verdhë).
15. Starbucks 16.BBC
Valerie O’Neil, një zëdhënëse e kompanisë Starbucks, shpjegoi në vitin 2006 se imazhi në logo është ai i “një sirene ose sirena me dy bishta”, siç njihet në mitologjinë greke. Që nga versioni i tij origjinal në vitin 1971, imazhi i logos është redaktuar tri herë. Versioni i fundit dhe aktual hoqi fjalët dhe e pozicionoi sirenën në qendër të vëmendjes.
16. BBC
Logoja e tanishme e BBC është versioni i pestë i modelit me 3 kuti. E para u përdor nga viti 1958 deri në vitin 1963. Siç u përmend më parë, ridizajnimi i logos së BBC ishte i kushtueshëm. Transmetuesi kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar ishte akoma në gjendje të modernizonte imazhin e tij./UBTNews