Anemia është ç‘rregullim i gjakut. Me fjalë të tjera, trupi juaj nuk ka sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut apo të hemoglobinës, ose këto qeliza nuk funksionojnë si duhet.
Një ndër simptomat që ju po vuani nga anemia është edhe lodhja. Nëse organet tuaja nuk marrin mjaftueshëm sasi të oksigjenit, trupi juaj punon shumë për të prodhuar energji për funksionimin ditor dhe kjo ju bën të lodhur.
Rekomandohet të konsumoni ushqime që janë të pasura me vitaminë B12, sepse kjo vitaminë është esenciale për qelizat e kuqe të gjakut. Vegjetarianët dhe gratë shtatzëna mund të kenë mungesë të vitaminës B12.
Ushqimet e pasura me vitaminë B12 janë: mishi, vezët, produktet e qumështit dhe peshku./UBTNews