Nëse ka një ushqim që bashkon njerëzit në mbarë globin, ato janë makaronat. Midis të gjitha llojeve të ndryshme të tyre ku mund të numërohen më shumë se 350 lloje makaronash.
Megjithatë sipas shumë të dhënash nga intervista, restorante, artikuj dhe pyetësorë vetëm një prej tyre mbetet më i preferuari i konsumatorëve në të gjithë botën dhe është pikërisht spageti.
Por, çfarë e bën këtë lloj kaq të veçantë dhe të pëlqyer në çdo cep të botës?
Historia dhe origjina e Spagetit
Një nga format më të vjetra të makaronave, me origjinë në Itali. Fjala “spageti” vjen nga italishtja “spago“fije” ose “fije e hollë.” Përshkruan formën e gjatë e të hollë të spagetit. Që nga Mesjeta, ka qenë ushqim bazë në kuzhinën italiane, duke evoluar nga një ushqim i thjeshtë fshati në një nga ushqimet më ikonike dhe të dashura në botë.
Përshtatshmëria dhe shija
Një nga arsyet kryesore pse spageti është kaq i preferuar është lehtësia në përshtatje, kombinohet me një gamë të gjerë salcash dhe përbërësish. Nga salcat e thjeshta të domates dhe djathit Parmigiano, te salcat e sofistikuara të detit dhe mishit, mundësitë janë të pafundme. Kjo i jep çdo kuzhinieri, profesionist apo amator, lirinë për të krijuar pjata unike dhe të shijshme.
Tradita dhe kultura
Pjesë e pandashme e kulturës së ngrënies në shumë vende. Në Itali, është pjesë e çdo vakti të dytë e konsumohet si pjatë kryesore. Në SHBA, spageti me salcë të kuqe dhe qofte është ikonë e kuzhinës italiane-amerikane. Edhe në Azi, ku orizi është më i zakonshëm, spageti ka gjetur rrugën e tij në zemrat dhe tryezat e njerëzve, shpesh duke u përshtatur me shijet dhe përbërësit lokalë.
Shëndeti dhe vlerat
Burim i mirë i karbohidrateve komplekse, që ofrojnë energji të qëndrueshme, kur përgatitet me miell integral, është burim i shkëlqyer i fibrave dietike, ndihmon në tretje e mban një zemër të shëndetshme. Kombinimi me perime, proteina dhe yndyra të shëndetshme mund ta bëjë një vakt të plotë dhe të balancuar.
Dashuria globale për spagetin është e kuptueshme. Përveçse është i shijshëm dhe i ushqyeshëm, spageti është ushqim që sjell kulturat dhe traditat e ndryshme në një pjatë. Pavarësisht se ku jetoni, një pjatë me spageti është një zgjedhje e shkëlqyer për të kënaqur shijen. /UBT News/