Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se partitë politike janë të mirëpritura në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, por sipas tij vetëm duke u shkrirë brenda PDK-së.
“Partitë politike janë të mirëseardhura në listën e përbashkët zgjedhore, por vetëm duke u shkrirë brenda PDK-së. Kur pranohet partneriteti dhe bashkëpunimi i sinqertë për garën zgjedhore, atëherë emri është i rëndësisë më të vogël. Partitë politike që do të bëhen pjesë e listës tonë, asgjë nuk humbin para qytetarëve as para anëtarëve të vet besnikë, sepse, qëllimi madhor mbetet fitorja e zgjedhjeve dhe vizionit të PDK-së”, ka shkruar Lladrovci mes tjerash.
Ai u shpreh se në këto zgjedhje, deri më tash, PDK, për sa thuhet do të garojë e vetme, mirëpo ka mundësi të bashkëpunojë edhe me parti të tkjera.
“Deri në afatin e fundit, ka mundësi të bëhet bashkëpunim edhe me parti tjera, pse jo. Lista e PDK-së, me gjithë integrimin e profileve të politikanëve të partive tjera, por sipas mendimit tim, duhet të jetë e vetme, pa shtesa të partive tjera në listën zgjedhore”, shkroi ai më tej.
PDK të hap dyert për partitë tjera, por, vetëm duke u shkrirë në PDK! Më 14 shkurt, janë zgjedhjet nacionale. Zgjedhjet…
Posted by Ramiz Lladrovci on Tuesday, January 12, 2021