Kandidati për kryetar komune i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët për procesin zgjedhor. Përmes një shkrimi në Facebook, Lladrovci ka kërkuar nga vëzhguesit, komisionerët dhe personeli tjetër ta ruajnë votën e qytetarit.
“Ju falënderoj nga zemra, për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor. Po ashtu, secilin nga ju e falënderoj për angazhimin që dita e sotme në komunën tonë të rrjedh si është më së miri. Në veçanti i falënderoj vëzhguesit, komisionarët dhe personelin tjetër të kyçur në procesin zgjedhor në komunën e Drenasit, me kërkesën që deri numërimin e votës së fundit, të zbatoni ligjin dhe ruani votën e qytetarit”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./UBTNews