Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe, pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Ajo është kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë britanike.
Deri më tani në historinë britanike kryeminstri me mandatin më të shkurtër ishte George Canning, i cili qeverisi për 118 ditë, para se të vdiste në vitin 1827.
Njoftimi i bërë nga Truss jashtë Downing Street, pason avullimin pothuajse të plotë të autoritetit të saj politik pasi rrëzoi tregjet, humbi dy ministra kyç dhe besimin e pothuajse të gjithë deputetëve të saj./UBTNews/