Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Liverpooli ka nisur bisedimet me RB Leipzigun për ta rikthyer nga huazimi Fabio Carvalhon.
Liverpooli e huazoi gjatë verës Carvalhon te RB Leipzigu, por që ylli portugez nuk po ka minutazhë të kënaqshme me skuadrën portugeze.
Si pasojë e minutazhës jo të mirë Liverpooli po planifikon ta ndërpresë marrëveshjen e huazimit me RB Leipzigun.
Carvalho mund të jetë titullar në ndeshjen e sotme të RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, por këtë sezon ai ka luajtur vetëm 257 minuta në të gjitha garat, gjë kjo e cila e ka lënë të pakënaqur Liverpoolin.